Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti, ka pritur sot në takim ambasadorin e Malit të Zi në Kosovë, Ferhat Dinosha, njofton Insajderi.
Siç njofton Zyra e Kryeministrit, Hoti e ka njoftuar ambasadorin malazez për prioritetet e Qeverisë së Kosovës, duke veçuar luftën kundër pandemisë COVID-19 dhe procesin e rimëkëmbjes ekonomike.
Hoti gjatë këtij takimi gjithashtu ka thënë se raportet e mira fqinjësore dhe bashkëpunimi rajonal është ndër prioritetet e Qeverisë që e udhëheq, ndërsa bashkëpunimin me Malin e Zi e vlerësoi si tepër të rëndësishëm.
Gjatë takimit, kryeministrit Hoti dhe ambasadori Dinosha theksuan nevojën e thellimit të bashkëpunimit ndërmjet dy vendeve në të gjitha fushat./Insajderi.com