Nesër seanca e shtatë për votimin e Projektligjit për Rimëkëmbje Ekonomike

Nesër seanca e shtatë për votimin e Projektligjit për Rimëkëmbje Ekonomike

Kuvendi i Kosovës ka njoftuar se nesër më datë 12 tetor, do të mbahet seanca e radhës plenare, ku pritet të votohet në parim Projektligji për Rimëkëmbje Ekonomike, njofton Insajderi.

Kështu është bërë e ditur në njoftimin e Drejtorisë për Media dhe Marrëdhënie me Publikun të këtij institucioni.

Seanca pritet të fillojë në orën 10:00.

Kuvendi po ashtu njofton se prezenca e medieve në këtë seancë do të jetë e pamundur për shkak se e gjithë hapësira e sallës plenare të Kuvendit, përfshirë edhe ballkonin, vazhdon të jetë në dispozicion të deputetëve, në respektim të masave të ndërmarra për shkak të situatës pandemike.

Më poshtë gjeni pikat e rendit të ditës:

Votimi i Projektligjit nr. 07/L-034 për ratifikimin e Marrëveshjes ndërmjet Qeverisë së Republikës së Kosovës dhe Qeverisë së Republikës së Italisë për transferimin e personave të dënuar,

Shqyrtimi i parë i Projektligjit nr. 07/L-029 për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit nr. 04/L-089 për deminim humanitar,

Shqyrtimi i parë i Projektligjit nr. 07/L-018 për ndryshim plotësimin e Ligjit nr. 05/L-132 për Automjete,

Shqyrtimi i parë i Projektligjit nr.07/L-015 për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit nr.03/L-064 për festat zyrtare në Republikën e Kosovës,

Shqyrtimi i Raportit vjetor të Komisionit të Pavarur për miniera dhe minerale për vitin 2019,

Shqyrtimi i Raportit vjetor të Autoritetit Kosovar të Konkurrencës për vitin 2019,

Shqyrtimi i Raportit vjetor të Fondit të Kursimeve Pensionale të Kosovës për vitin 2019,

Shqyrtimi i Raportit vjetor të Autoritetit Rregullativ të Hekurudhave për vitin 2019,

Interpelancë me Kryeministrin e Kosovës, z. Avdullah Hoti, sipas kërkesës së sipas kërkesës së deputetes Besa Ismaili-Ahmeti, mbështetur edhe nga 8 deputetë të GP të PDK-së, në lidhje me përgjegjësitë në raport me zhvillimet në procesin e dialogut në Bruksel lidhur me punën e grupeve teknike. /Insajderi.com