Ish-kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, i ka uruar suksese përfaqësueses së Kosovës në ndeshjen kundër Sllovenisë.
Kjo ndeshje zhvillohet në kuadër të “Grupit C” të “Ligës së Kombeve”.
Kurti përmendi humbjen e Kosovës nga Maqedonia e Veriut, ku tha se ajo ndeshje “do të përkthehet me përvojë dhe motiv për ndeshjen e sotme kundër Sllovenisë”, njofton Insajderi.
Lideri i Lëvizjes Vetëvendosje përmendi edhe “ndihmën që Sllovenia i ka dhënë Kosovës sidomos federatës së futbollit”.
“Kjo e fundit gjithmonë na ka qëndruar pranë e në përkrahje të popullit tonë. Madje roli i saj, përkatësisht federatës së futbollit, ka qenë përcaktues në përpjekjen tonë të suksesshme për anëtarësim në UEFA. Sot, përballemi për herë të parë me Slloveninë si dy shtete të barabarta, e kundërshtarë të denjë për njëri-tjetrin”, tha ai.
“Kosovës sonë i urojmë fitore, kurse futbollistëve tanë ua rikujtojmë sa shumë mburremi me ta”, përfundoi postimi i Kurtit në Facebook. /Insajderi.com
Në futboll, ndeshja e kaluar i shërben asaj që vjen. Besojmë se rezultati me Maqedoninë e Veriut do të përkthehet në…
Gepostet von Albin Kurti am Sonntag, 11. Oktober 2020