Presidenti Thaçi lajmërohet nga Uashingtoni

Presidenti Thaçi lajmërohet nga Uashingtoni

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ka udhëtuar drejt Shteteve të Bashkuara të Amerikës, nga ku po zhvillon edhe takime me shqiptarët në Amerikë, njofton Insajderi.

Mbrëmë Thaçi ka zhvilluar një nga këto takime me Elmi Berishën, i njohur si veprimtar i komunitetit shqiptar në SHBA.

Berisha madje bëri të ditur se takimi ishte vazhdimësi e bisedimeve lidhur me Kosovën dhe qasjen e re në Washingtonin zyrtar.

“Të bashkuar, të fituar”, tha ai.

Thaçi së fundi nga Amerika theksoi se dialogu Kosovë-Serbi duhet të përfundojë me njohje reciproke duke shtuar se vizita e tij në Amerikë ishte e domosdoshme pas gjithë bisedimeve të cilat pati zhvilluar në Bruksel. /Insajderi.com