Ish-ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, ka kritikuar deputetët e Kuvendit të Kosovës për mos votimin e projektligjit për homologim.
Në hënën nuk arriti të kalojë projektligji i propozuar nga Hekuran Murati.
Për këtë Haxhiu tha se, deputetët, “nuk votuan për interesat e qytetarëve por për interesat e oligarkëve”.
“Deputetët e Kuvendit sot e patën shansin që me votën e tyre t’i japin goditjen monopolit dhe zhvatjes që po u bëhet qytetarëve. Kjo ishte e mundur nëse të njëjtit do ta ngritnin dorën lartë për të votuar projektligjin për heqjen e homologimit”, ka thënë ndër tjerash Haxhiu.
Vetëm 30 deputetë votuan për këtë nismë që ndalon homologimin sipas propozuesit të projektligjit. /Insajderi.com
Deputetët e Kuvendit sot e patën shansin që me votën e tyre t'i japin goditjen monopolit dhe zhvatjes që po u bëhet…
Gepostet von Albulena Haxhiu am Montag, 12. Oktober 2020