Hoti bisedon me kryeministrin grek – vlerëson rolin e Greqisë në raport me Kosovën

Hoti bisedon me kryeministrin grek – vlerëson rolin e Greqisë në raport me Kosovën

Kryeministri Avdullah Hoti ka biseduar me kryeministrin e Greqisë, Kyriakos Mitsotakis, lidhur me zhvillimet politike në vend, njofton Insajderi.

Gjatë kësaj bisede u diskutua për bashkëpunimin mes dy shteteve, procesin e dialogut me Serbinë dhe liberalizimin e vizave, ka bërë të ditur Hoti përmes një postimi në Facebook.

Hoti gjatë bisedës, Mitsotakis-it, i ka thënë se Kosova tash e sa kohë i ka të plotësuara të gjitha kushtet për liberalizim të vizave.

“Roli mbështetës i Greqisë për Kosovës është tepër i rëndësishëm, ngaqë është vend anëtar i BE-së dhe NATO-s, organizata këto që Kosova aspiron të jetë pjesë e tyre”./Insajderi.com