Shefi i Grupit Parlamentar i Lëvizjes Vetëvendosje, Rexhep Selimi, ka thënë se pozita sot është tallur në Kuvend, njofton Insajderi.
Në emisionin “DPT Te Fidani”, Selimi ka thënë se kryeministri Avdullah Hoti nuk e ka as 1/8’ën e votave të elektoratit të Lidhjes Demokratike të Kosovës.
Tutje Selimi ka hedhur akuza ndaj kryetarit të Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa, të cilin e ka akuzuar për autoritarizëm brenda partisë.
“Po e quajnë opozitën komunistë e bolshevikë e po harrojnë kënd e kanë kryetar”, ka thënë Selimi për LDK-në.
“Është i vetmi kryetar në gjithë Europën Juglindore që ka qenë pjesë e sistemit të vjetër bolshevik”./Insajderi.com