Kush do të zëvendësojë Veselin si kryetar i PDK-së, nëse konfirmohen aktakuzat nga Specialja?

Kush do të zëvendësojë Veselin si kryetar i PDK-së, nëse konfirmohen aktakuzat nga Specialja?

Anëtari i kryesisë së PDK-së, Enver Hoxhaj, është pyetur për skenarin e mundshëm të konfirmimit të aktakuzës ndaj Veselit, se çfarë do të ndodhte në Partin Demokratike të Kosovës dhe se kush do të zëvendësonte atë si kryetar i partisë.

“As posti i presidentit, as futja e mundshme në qeveri dhe as zëvendësimi i mundshëm i Veselit,  nëse në një situatë tragjike, do të konfirmoheshin aktakuzat nga Specialja – nuk janë diskutuar brenda partisë dhe nuk kanë qenë temë deri më tani”, tha fillimisht Hoxhaj për Kanal10, transmeton Insajderi.

Megjithatë, ai është bërë më konkret kur është pyetur se çfarë parasheh statuti i partisë për këtë situatë.

“Mendoj se atë rol do t’a merrte sekretari ose ndonjëri nga nënkryetarët, por e përsërisë se kjo nuk është diskutuar”, ka insistuar Hoxhaj.

Kadri Veseli, së bashku me Hashim Thaçin, kanë paralajmëruar dorëheqjet nga postet që mbajnë, nëse do të konfirmohen aktakuzat ndaj tyre, nga prokuroria Speciale./Insajderi.com.