Raka i shqetësuar për valën e dytë të Covid 19 në Kosovë

Raka i shqetësuar për valën e dytë të Covid 19 në Kosovë

Mikrobiologu, Lul Raka, ka treguar shqetësimin e tij mbi valën e dytë të Covid 19, që pritet të “godasë” Kosovën tani gjatë stinës së vjeshtës dhe dimrit.

“Në Evropë veç se ka filluar vala e dytë dhe në disa vende ka arritur kulminacionin e saj”, tha fillimisht Raka, për RTK, transmeton Insajderi.

“Respektimi dhe sjellja e qytetarëve karshi këtyre zhvillimeve, është jetike për situatën e cila do të vijë, andaj, është e domosdoshme që të zbatohen masat në përpikëri”, shtoi ai.

Përkundër këtyre shqetësimeve, Raka u shpreh kundër shtimit të masave, të cilat do të qonin në izolim, duke thënë se ekonomia e brishtë e shtetit të Kosovës, nuk do të mund të përballonte një mbyllje tjetër.

“Jam kundër mbylljes së tillë (klasike). Nuk është mbyllja totale zgjidhje. Por nëse ka rritje të madhe të numrave, rasteve dhe mbingarkesë të kapaciteteve atëherë normal që do të ketë disa kufizime por jo mbyllje totale. Mbyllja totale nuk besoj që është opsion por masat tjera kufizuese nëse kemi rritje masive atëherë mund të ketë”, tha Raka./Insajderi.com.