“Ligji për rimëkëmbjen ekonomike ishte i gatshëm – ligji i ri nuk mendon për shtresën e varfër”

“Ligji për rimëkëmbjen ekonomike ishte i gatshëm – ligji i ri nuk mendon për shtresën e varfër”

Deputetja nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje, Arbëreshë Kryeziu-Hyseni, ka treguar arsyet se pse partia të cilën ajo e përfaqëson, ka votuar dhe është kundër ligjit të ri për rimëkëmbjen ekonomike të shkaktuar nga Covid 19, i miratuar rishtas në Kuvendin e Kosovës”.

“Ligji për rimëkëmbjen ekonomike, ishte i gatshëm nga Qeveria Kurti dhe të gjitha detajet e atij ligji, ishin negociuar me organet kompetente, mjaftonte vetëm zbatimi i tij, por ata zgjodhën të injorojnë këtë ligj”, tha fillimisht Kryeziu-Hyseni për Kanal10, transmeton Insajderi.

“Ligji i ri i miratuar në lexim të parë, pas shtatë tentimeve – më së paku mendon për shtresën e varfër të shoqërisë dhe nuk garanton rimëkëmbje. Infuzioni indirekt nuk garanton pagë mujore për punëtorët”, shtoi ajo.

“Tërheqja e trustit nuk është gjithëpërfshirëse, pasi mbi 160 mijë qytetarë, nuk do të mund të tërheqin nga ai font më shumë se 8 euro”, nënvizoi ajo./Insajderi.com.