Lajçak takohet sot me liderët e partive kosovare

Lajçak takohet sot me liderët e partive kosovare

Përfaqësuesi Special të Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi dhe Çështje të tjera Rajonale të Ballkanit Perëndimor, Miroslav Lajçak, gjatë ditës së sotme, por me orare të ndryshme, do të takohet edhe me liderët e partive kosovare, njofton Insajderi.

Fillimisht, Lajçak, do të takohet me kryetarin e Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, me fillim nga ora 10:35.

Menjëherë pas këtij takimi, Lajçak, do të niset për në zyrat e Partisë Demokratike të Kosovës, për t’u takuar me kryetarin e saj, Kadri Veseli.

Duke filluar nga ora 13:45, Lajçak, do të takohet me kryetarin e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, për të vazhduar më pas te selia e Nisma dhe Aleanca Kosova e Re, për t’u takuar me Fatmir Limaj, respektivisht, Behgjet Pacolli.

Ai, gjithashtu do të takohet edhe me deputetin e PDK-së, Enver Hoxhaj, por nuk është dhënë ndonjë njoftim, nëse ai do të takohet me kryetarin e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa./Insajderi.com.