COVID-19: Tetë pacientë në Spitalin e Pejës në gjendje të rëndë

COVID-19: Tetë pacientë në Spitalin e Pejës në gjendje të rëndë

Tetë pacientë janë në gjendje të rëndë si pasojë e virusit COVID-19 në Spitalin e Pejës.

Sipas njoftimit ditor thuhet se 20 pacientë po trajtohen për shkak të infektimit me Coronavirus.

E 13 prej tyre janë duke me Oksigjeno terapi, njofton Insajderi.

Spitali Pejës ka treguar edhe statistikat tjera ditore ku 18 operacione janë kryer gjatë njëzetekatërorëve të fundit.

Numri i lindjeve ka qenë 6, dhe atë 4 lindje normale dhe 2 me prerje cezariane. 5 të gjinisë mashkullore dhe 1 e gjinisë femërore. /Insajderi.com