Ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj që vjen nga Lidhja Demokratike e Kosovës është takuar me kryetarin e këtij subjekti politik, Isa Mustafën.
Zemaj ka shkruar se në këtë takim “biseduan për prioritetet dhe punët tona që jemi duke i bërë në Ministrinë e Shëndetësisë, si dhe për realizimin e programit qeverisës për shëndetësinë”.
“Pashmangshëm, biseduam edhe për situatën epidemiologjike dhe parapërgatitjet që ne po i bëjmë për të qenë të gatshëm për secilin skenar në muajt në vijim”, ka shkruar Zemaj në Facebook.
Ai po ashtu tha se “Me përkushtim maksimal, do të vazhdojmë tutje”. /Insajderi.com