Ambasadori i Çekisë pritet në takim nga zyrtarë të Vetëvendosjes

Ambasadori i Çekisë pritet në takim nga zyrtarë të Vetëvendosjes

Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti dhe anëtarja e kryesisë së këtij subjekti, Albulena Haxhiu, sot e kanë pritur në takim ambasadorin e Çekisë në Kosovë, Pavel Bílek, dhe zëvendësin e tij, Juraj Melioris, njofton Insajderi.

Sipas njoftimit zyrtar të Vetëvendosjes, gjatë këtij takimit përfaqësuesit e Republikës së Çekisë janë njoftuar për situatën politike dhe ekonomike në vend, bashkëpunimin bilateral mes Çekisë dhe Kosovës, zhvillimet në rajon që kanë të bëjnë me dialogun dhe për nevojën e gjetjes së formulave më të përshtatshme për kapërcimin e vështirësive me të cilat po përballet Kosova.

Gjithashtu gjatë këtij takimi thuhet se kreu i Vetëvendosjes, Albin Kurti,  ka njoftuar z. Bílek me Qeverisjen Alternative të Lëvizjes VETËVENDOSJE!, pesë shtyllat e saj, dhe propozimet e vazhdueshme që si subjekt i parë në vend jemi duke i bërë jo vetëm për të dalë nga kriza e shumëfishtë, por edhe për të qeverisur në drejtim të zhvillimit ekonomik e luftimit të korrupsionit, përkatësisht shtimit të punësimit e sigurimit të drejtësisë në vend./Insajderi.com