Lajçak: S’ka rrugë tjetër pos dialogut, opozita t’i bashkohet

Lajçak: S’ka rrugë tjetër pos dialogut, opozita t’i bashkohet

Emisari special i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë – Serbi, Mirosllav Lajçak, ka thënë se në takimet me krerët e partive në koalicion në Kosovë është bërë e qartë se s’ka rrugëdalje tjetër për normalizimin mes Kosovës dhe Serbisë, pos dialogut, njofton Insajderi

Në një postim në rrjetin social Twitter, ai ka thënë se një marrëveshje gjithëpërfshirëse do të zgjidhë të gjitha çështjet mes dy vendeve.

“Në takimet me liderët e partive në koalicion, ishte qëndrim i qartë se s’ka asnjë rrugë tjetër pos dialogut Beograd – Prishtinë dhe se një marrëveshje gjithëpërfshirëse do të zgjidhë të gjitha çështjet e mbetura”, ka shkruar ai për takimet me partitë në pushtet.

Ndërsa për takimet me opozitën, Lajçaku ka bërë të ditur se i ka ftuar ato që të bashkohen në dialog dhe që këtë çështje ta vënë mbi çështjet partiake “për të përforcuar pozitën e Kosovës”./Insajderi.com