COVID-19: Shtatë pacientë në gjendje të rëndë në Spitalin e Pejës

COVID-19: Shtatë pacientë në gjendje të rëndë në Spitalin e Pejës

21 pacientë të infektuar me COVID-19 po trajtohen në Spitalin e Pejës.

Në raportin njëzetekatërorësh Spitali Pejës ka njoftuar për gjendjen shëndetësore të pacientëve, njofton Insajderi.

15 pacientë janë duke u trajtuar me oksigjenoterapi dhe 7 të tjerë janë në gjendje më të rëndë shëndetësore.

“1 Pacientë me Covid-19 është shëruar gjatë 24 orëve të fundit. Aktualisht po trajtohen 21 pacientë me Covid-19. Sa i përket gjendjes së pacientëve:15 pacientë janë në Oksigjeno terapi ndërsa nga këta 7 pacientë në gjendje më të rëndë”, thuhet në njoftimin e spitalit. /Insajderi.com