Hoti: Një ditë Osmani do të kthehet në LDK

Hoti: Një ditë Osmani do të kthehet në LDK

“Mendoj që edhe atë edhe mua, edhe disa prej figurave më të reja në parti, partia na ka privilegjuar, unë kam qenë kandidat për kryeministër në vitin 2017 që është me marrë besimin e LDK-së për me i pri listës së LDK’së është vërtetë privilegj, të njëjtën gjë partia e ka nderu dhe ja ka dhënë krejt mbështetjen Vjosa Osmanit në vitin e kaluar, por ajo tani bëri një zgjedhje tjetër, por besoj se ajo pas një kohe do rikthehet në LDK siç janë rikthyer plotë figura tjera”.

Këto komente kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti, i bëri gjatë një interviste në ABC News.

Vjosa Osmani nuk është pajtuar me prishjen e koalicionit LVV-LDK dhe ka kundërshtuar marrëveshjen e Lidhjes Demokratike të Kosovës me Aleancën për Ardhmërinë e Kosovës dhe NISMA-n Socialdemokrate.

Për këtë ajo u përjashtua nga dy pozitat që kishte në LDK; nënkryetare partisë dhe anëtare e Këshillit të Përgjithshëm.

Raportet e Osmanit me Avdullah Hotin janë zbehur shumë, madje në mes tyre ka pasur edhe përplasje në Kuvend. /Insajderi.com