Ish-kryetari i Komitetit Parlamentar në Serbi, Millovan Drecun, ka thënë se “dialogu është në gjendje kome”.
Ai kërkoi nga i dërguari i Bashkimit Evropian, Miroslav Lajçak që ta sqarojë pozicionin e tij të dialogut pas vizitës në Prishtinë.
Drecun, tha se “nuk ka kushte për dialog nëse nuk pranohet asociacioni”, njofton agjencia e lajmeve serbe Tanjug.
“Unë nuk mund ta kuptoj pozicionin e Lajçakut, i cili çon në paragjykim dhe njëanshmëri. Së pari, Lajçak përcaktoi linjat e kuqe në bisedime, e cila nuk është detyra e tij dhe së dyti, ai thotë se Prishtina duhet të bashkojë të gjitha kapacitetet politike në mënyrë që të rrisë forcën dhe ndikimin e saj,” tha Drecun në TV Pinkut. /Insajderi.com