Pesë të vdekur dhe 257 të infektuar me COVID-19 në Shqipëri

Pesë të vdekur dhe 257 të infektuar me COVID-19 në Shqipëri

Pesë persona kanë vdekur si pasojë e infektimit me Coronavirus brenda 24 orëve të fundit në Shqipëri, njofton Insajderi.

Kështu është bërë e ditur nga ana e Ministrisë së Shëndetësisë së këtij vendi, ku tutje thuhet se numri i të infektuarve ka rezultuar i tillë nga gjithsej një mijë e 398 testime të kryera përgjatë kësaj periudhe kohore.

“Në spitalin Infektiv dhe “Shefqet Ndroqi” po trajtohen 249 pacientë, 21 në terapi intensive nga të cilët 5 pacientë janë të intubuar”.

“Që nga shpërthimi i pandemisë me koronavirus në Shqipëri janë konfirmuar 16212 raste, prej tyre 9864 janë shëruar, 5909 janë raste ende aktive, ndërsa betejën me sëmundjen e rrezikshme e kanë humbur 439 persona”, thuhet në njoftim. /Insajderi.com