Keqpërdori detyrën zyrtare, Posta shkarkon nga puna një punonjës

Keqpërdori detyrën zyrtare, Posta shkarkon nga puna një punonjës

Posta e Kosovës i ka ndërprerë marrëdhënien e punës një zyrtari të saj, njofton Insajderi.

Kështu është bërë e ditur nga ky institucion përmes një njoftimi për media, ku tutje thuhet se personi tashmë i shkarkuar nga detyra e tij, ka keqpërdorur detyrën e tij zyrtare në vendin e punës.

“Posta e Kosovës lidhur me këtë rast, menjëherë ka ngritur procedurë administrative ndaj zyrtarit, ndërsa ka marr vendimin për t’ia ndërprerë marrëdhënien e punës”.

“PK është jashtëzakonisht e interesuar që të punësuarit  e ndërmarrjes publike të kryejnë detyrat brenda ligjit dhe me përkushtim të lartë në shërbime ndaj qytetarëve”, thuhet tutje në kumtesë. /Insajderi.com