A do jetë Arben Vitia kandidat për Prishtinën – flasin nga Vetëvendosje

A do jetë Arben Vitia kandidat për Prishtinën – flasin nga Vetëvendosje

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Arban Abrashi, nuk e ka mohuar faktin se ish-ministri i Shëndetësisë në Qeverinë Kurti, Arben Vitia, do të mund të jetë kandidat potencial për kryetar të Prishtinës, në zgjedhjet e ardhshme komunale, transmeton Insajderi.

Abrashi thotë se Vitia do të ishte i mirëseardhur si kryetar i Prishtinës, mirëpo ende nuk është vendosur se kush do të garojë për të parin e kryeqytetit nga Lëvizja.

“Nuk e di, këtë do ta vendosin anëtaret dhe aktivistët e Vetëvendosjes. Kandidaturat, o bëhet me një garë të brendshme. Është pak problem që nga tani ta jep një deklaratë se kush do të jetë kandidatë për kryetar të Prishtinës nga VV. Por, mendoj që një standard i Z. Vitia, do të ishte i mirëseardhur në secilin nivel”, ka thënë Abrashi në emisionin “Frontal” të T7.

I pyetur nëse do të paraqiste problem për të, kandidatura e kryetarit aktual, Shpend Ahmeti, deputeti i VV-së, Artan Abrashi, tha se nuk mendon që kjo do t’i paraqiste problem Vitisë.

“Nuk besoj që paraqet problem për neve asnjë kandidaturë tjetër, e sidomos në Prishtinë, për shkak se kemi cilësi dhe bagazh që e njohin qytetarët e Prishtinës. Prandaj, cilado qoftë kandidatura e VV-së për kryeqytetin, besoj që ai do të jetë kryetar i Prishtinës”, tha ai. /Insajderi.com