Vetëm në Spitalin e Pejës, gjashtë pacientë me Coronavirus në gjendje të rëndë

Vetëm në Spitalin e Pejës, gjashtë pacientë me Coronavirus në gjendje të rëndë

21 pacientë të infektuar me Coronavirus, janë duke u trajtuar në Spitalin e Pejës, gjashtë prej të cilëve janë në gjëndje më të rëndë shëndetësore, ndërsa 14 të tjerë po trajtohen me oksigjenoterapi, njofton Insajderi.

Ndërkaq, një person në këtë spital ka arritur që të shërohet nga Coronavirusi, në 24 orët e fundit.

“Aktualisht po trajtohen 21 pacientë me Covid-19. Sa i përket gjendjes së pacientëve: 14 pacientë janë në Oksigjeno terapi ndërsa nga këta 6 pacientë janë në gjendje më të rëndë. 1 pacientë është shëruar nga Covid-19 gjatë 24 orëve të fundit”, thuhet në njoftimin e spitalit.

Gjatë 24 orëve të fundit në Spitalin e Përgjithshëm në Pejë, 244 pacientë kanë marrë trajtim emergjent shëndetësorë. /Insajderi.com