Deputeti i PDK-së për shkarkimet: LDK nuk po mundë të përmbahet nga veprimet komuniste

Deputeti i PDK-së për shkarkimet: LDK nuk po mundë të përmbahet nga veprimet komuniste

Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Sejdi Hoxha, i ka quajtur “veprime komuniste” të LDK-së, shkarkimet e drejtorëve të premen nga Qeveria Hoti.

Qeveria e Avdullah Hotit sot ka shkarkuar drejtorin e Policisë së Kosovës, ATK-së dhe atë të Doganave.

Por, këto veprime për deputetin e partisë së Kadri Veselit “janë politike”.

Sipas tij, shkarkimi i Rashit Qalajt mund të jetë i lidhur me arrestimin e kryetarit të Istogut, Haki Rugovës.

E krejt kjo sipas tij “tij mund te jetë mesazh edhe për prokuroret dhe gjyqtarët që do të merren me këtë çështje”. /Insajderi.com

LDK nuk po mundë të përmbahet nga veprimet komuniste, shkarkimi i Drejtorit të policisë po shihet që mund të jetë…

Gepostet von Sejdi Hoxha am Freitag, 16. Oktober 2020