Rreth orës 01:50 në mëngjes, një objekt i madh në qendër të Lipjanit, ka marrë flakë, njofton Insajderi.
Lajmin e ka konfirmuar për Insajderin, stacioni policor i kësaj komune.
“Po është e vërtetë. Objekti i Auto Pjesë Loresa, ka marrë flakë para orës 02:00 pas mesnatës. Policia dhe zjarrfikësit janë në vendin e ngjarjes, ndërsa ndihmë është kërkuar edhe nga Prishtina e Shtimja për të shuar zjarrin e madh”, konfirmoi policia e Lipjanit.
Objekti në fjalë, gjendet afër KEK-ut dhe qendrës tregtare “ETC”./Insajderi.com.