Prizren: 700 mijë euro për sektorin privat

Prizren: 700 mijë euro për sektorin privat

Kryetari i Prizrenit, Mytaher Haskuka , ka njoftuar se ka ndarë 700.000 euro si përkrahje për sektorin privat.

Kjo mbështetje vjen si rezultat i krizës ekonomike e shkaktuar nga pandemia COVID-19.

“Si Komunë e Prizrenit kemi bërë ndarjen e 700,000 eurove, me qëllim të përkrahjes së sektorit privat që është dëmtuar si pasojë e mos zhvillimit apo zvogëlimit të aktivitetit ekonomik për shkak të pandemisë COVID-19”, ka shkruar Haskuka.

Afati i fundit për aplikim është 23 tetori 2020. /Insajderi.com