Pesë të vdekur dhe 273 raste të reja me COVID-19 në Shqipëri

Pesë të vdekur dhe 273 raste të reja me COVID-19 në Shqipëri

Pesë persona kanë vdekur dhe 273 të tjerë kanë rezultuar pozitivë me Coronavirus në Shqipëri, njofton Insajderi.

Këto raste të reja pozitive kanë rezultuar nga gjithsej një mijë e 289 testime të kryera.

Ndërkaq, Ministria e Shëndetësisë bëri të ditur se 44 qytetarë janë shëruar, duke e çuar kështu numrin e të shëruarve e përgjithshëm të të shëruarve në 10 mijë e një.

“Rastet pozitive të konfirmuara në 24 orët e fundit janë identifikuar në këto komuna: 192 raste në Tiranë, 17 raste në Korçë, 12 raste në Lezhë, 10 raste në Gjirokastër, 8 raste në Shkodër, 7 raste në Sarandë 5 raste në Kavajë, 4 raste në Durrës, 3 raste në Fier, 2 raste në Kurbin, Kamëz, Tepelenë, Gramsh, 1 rast në Lushnje, Mirditë, Mallakastër, Mat, Divjakë, Malësi e Madhe dhe Patos”, thuhet në njoftimin e ministrisë. /Insajderi.com