Vdes anëtari i OVL të UÇK-së, Sabit Krasniqi

Vdes anëtari i OVL të UÇK-së, Sabit Krasniqi

Anëtari i organeve drejtuese të Organizatës së Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Sabit Krasniqi, ka ndërruar jetë sot, njofton Insajderi.

Lajmin për vdekjen e tij e ka bërë të ditur përmes një postimi në “Facebook” , sekretari i OVL të UÇK-së, Faton Klinaku.

Klinaku tutje ka thënë se Krasniqi ishte në shërbim të atdheut, që dha contribute edhe në shtetndërtim.

“Na paska lënë Sabit Krasniqi (Bali Bit). Njeri i mirë, i cili një jetë të tërë ishte në shërbim të atdheut, ish i burgosur politik që në vitet e 80, luftëtar i lirisë në kohën e lavdishme, për disa vite anëtar i organeve drejtuese të OVL UÇK-së dega Prishtinë dhe selia qendrore, me kontribute edhe në shtetndërtim. Ngushëllime familjes, bashkëluftëtarëve e shokëve”, ka shkruar Klinaku. /Insajderi.com