Një mijë e 485 raste aktive me COVID-19 në Kosovë

Një mijë e 485 raste aktive me COVID-19 në Kosovë

Gjatë javës së fundit numri i rasteve të reja pozitive me Coronavirus në Kosovës, ka shënuar rritje, njofton Insajderi.

Me rritjen e numrit të rasteve të reja është rritur edhe numri i rasteve aktive, që tashmë kalon shifrën një mijë e 488.

Vetëm gjatë ditës së shtunë u shënuar 148 raste të reja, por është rritur edhe numri i testimeve.

Madje në po të njëjtën ditë u shënua një rekord testimesh, gjithsej 1028 sosh.

Numri i përgjithshëm i rasteve me Covid-19 në Kosovë tashme ka arritur 16 mijë 754 nga 79.189 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2 dhe 652 raste të vdekjes.

Deri më sot numri i të shëruarve është gjithsej 14 mijë e 617. /Insajderi.com