Aksident në Vitomiricë të Pejës – një person i lënduar

Aksident në Vitomiricë të Pejës – një person i lënduar

Një çiklist ka mbetur i lënduar si pasojë e një aksidenti të ndodhur sot në Vitomiricë të Pejës, njofton Insajderi.

Rasti ka ndodhur rreth orës 10:45, ndërsa në këtë aksident të përfshirë ishin i lënduari dhe një automjet.

Çiklisti është dërguar për trajtim mjekësor në spital, ndërsa shkaqet e aksidentit nuk dihen akoma.

Lajmin për Gazetën Online Insajderi e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë për rajonin e Pejës, Driton Rugova.

“Aksidenti ka ndodhur rreth orës 10:45 mes një automjeti dhe një çiklisti, si pasojë e aksidentit çiklisti ka pësuar lëndime trupore dhe është dërguar për trajtim mjekësor”, tha Rugova. /Insajderi.com