Komuna e Prishtinës nga e hëna nis iniciativën për eliminimin e brejtësve në objekteve publike

Komuna e Prishtinës nga e hëna nis iniciativën për eliminimin e brejtësve në objekteve publike

Nga e hëna me 19 tetor, Komuna e Prishtinës ka paralajmëruar se do të fillojë aksionin e dezinfektimi të objekteve publike siç janë garazhet dhe bodrumet në lagjet e Prishtinës, njofton Insajderi.

Përmes një njoftimi në faqen e tij në Facebook, kreu i Prishtinës, Shpend Ahmeti, e ka bërë të ditur lajmin si dhe ka kërkuar nga banorët e kryeqytetit që t’i lënë të hapura objektet e tyre nga nesër, e hënë 19 tetor.

Ky proces i eliminimit të brejtësve ka për qellim “ruajtjen e shëndetit të përgjithshëm të qytetarëve përmes zvogëlimit dhe mbajtjes nën kontroll të numrit të brejtësve që qarkullojnë nëpër rrjetin e kanalizimit e që mund të paraqesin kërcënim për shëndetin publik të qytetarëve”, thuhet në njoftimin e kryetarit Ahmeti.

Ahmeti në fund ka shtuar se për të pasur më shumë sukses në këtë iniciativë, bashkëpunimi me qytetarët është shumë i nevojshëm./Insajderi.com