Digjet një shtëpi në Prishtinë

Digjet një shtëpi në Prishtinë

Një shtëpi është përfshirë nga flakët në orën 19:10 në rrugën “Migjeni”, njofton Insajderi.

Lajmin e ka bërë të ditur për gazetën Online Insjaderi, zëdhënësi i Policisë së Kosovës Daut Hoxha.

Tutje në raportin e policisë thuhet se pasi flakët e kanë përfshirë shtëpinë, në vendin e ngjarjes kanë arritur njësitet e zjarrfikësve të cilët janë duke e lokalizuar zjarrin.

Pas evitimit të rrezikut gjithashtu në vendin e ngjarjes kanë arritur ekipet emergjente shëndetësore meqë një person ka pasur nevojë për tretman për shkak të tymit.

Aktualisht ekipet emergjente janë ne vendin e ngjarjes dhe po merren me procedurat e parapara./Insajderi.com