Për një javë 341 raste aktive më shumë me Coronavirus në Kosovë

Për një javë 341 raste aktive më shumë me Coronavirus në Kosovë

Shifra e rasteve aktive me Coronavirus në Kosovë, gjatë javës së fundit ka shënuar një rritje prej mbi 300 persona, njofton Insajderi.

Një mijë e 572 është numri total i personave që po vazhdojnë të jenë të infektuar nga ky virus.

Me rastet aktive dhe me mbi 14 mijë të shëruar në Kosovë, që nga rastet e para me COVID-19 e deri më tani janë shënuar gjithsejt 16 mijë e 891 raste pozitive.

Sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të testuar për koronavirus janë 80 mijë e 58 persona.

IKSHPK njofton se janë gjithsejt 653 raste të vdekjes si pasojë e infektimit me COVID-19. /Insajderi.com