Gjobiten një mijë e 138 qytetarë për mosrespektim të masave anti-COVID

Gjobiten një mijë e 138 qytetarë për mosrespektim të masave anti-COVID

Numri i tiketave të shqiptuara për mosrespektimin e masave anti-COVID’19, edhe gjatë 24 orëve të fundit ka rezultuar i lartë, njofton Insajderi.

Një mijë e 138 gjoba u janë shqiptuar atyre që nuk i respektuan masat ndaj Coronavirusit.

Kështu është bërë e ditur nga Policia e Kosovës, të cilët në njoftimin e tyre të përditshëm kanë deklaruar edhe për thyerjen e rregullave në komunikacion nga ana e qytetarëve.

Policia njofton se ka gjobitur 799 pjesëmarrës në trafik.

Kurse gjatë 24 orëve të fundit kanë ndodhur 32 aksidente, ku 11 kanë përfunduar me të lënduar. /Insajderi.com