Shfuqizohet taskë-forca antikorrupsion

Shfuqizohet taskë-forca antikorrupsion

Qeveria e Kosovës ka marrë vendimin që të shfuqizohet taska-forca për luftimin e korrupsionit.

Me votat e anëtarëve të Qeverisë është shfuqizuar vendimi i Qeverisë Nr. 02/110 të datës 26 shkurt 2010”, i cili vendim kishte themeluar Task-forcën antikorrupsion në kuadër të Policisë së Kosovës.

“Me këtë vendim i hapet rrugë që institucionet të veprojnë në bazë të ligjit”, tha kryeministri Hoti.

Kjo taksë-forcë funksiononte brenda Policisë së Kosovës. /Insajderi.com