Zemaj: Asnjë pacient me Covid-19 nuk është mjekuar në korridore

Zemaj: Asnjë pacient me Covid-19 nuk është mjekuar në korridore

Ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj, ka folur për menaxhimin e situatës me Covid-19, që nga momenti ku ky e kishte marrë nën menaxhim Ministrinë e Shëndetësisë, njofton Insajderi.

Zemaj në televizionin Kanal 10 ka deklaruar se “asnjë pacient gjatë pandemisë me Coronavirus nuk është trajtuar në korridoret e spitaleve në Kosovë”

“Unë e kam trashëguar këtë sistem shëndetësor dhe këto klinika. Asnjë pacient gjatë pandemisë me Coronavirus nuk është trajtuar në korridore”.

Zemaj ka folur edhe rreth spitalit COVID, për të cilin ka thënë se procedurat janë drejt përfundimit./Insajderi.com