Ambasadori i Serbisë në SHBA, Marko Gjuriq, ka thënë se Asociacioni i Komunave me Shumicë Serbe në Kosovë duhet të ketë fuqi ekzekutive, njofton Insajderi.
Ai ka theksuar se Prishtina duhet t’i ndryshojë rregulloret e saj që ta mundësojë themelimin e këtij asociacioni, shkuan Tanjug, transmeton Klan Kosova.
Gjuriq është pyetur për qëndrimin e fundit të Miroslav Lajçak, të Dërguarit të BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, i cili foli për ndryshimin e kushtetutave të të dyja vendeve? Në përgjigje për këtë, Gjuriq ka thënë “se ky qëndrim është bërë mbi bazën e implementimit të marrëveshjes së Brukselit të nënshkruar në maj të 2013-ës”./Insajderi.com