Numrat e Covid 19 në Kosovë

Numrat e Covid 19 në Kosovë

Pandemia Covid 19, ka goditur fuqishëm edhe Kosovën, si një nga shtetet më të prekura të Ballkanit, në prag të valës së dytë që pritet të fillojë së shpejti, njofton Insajderi.

Deri më tani, 80.886 testime janë kryer në territorin e shtetit të Kosovës dhe nga këto testime, 17.009 persona kanë rezultuar pozitiv, që nga koha e shfaqjes së virusit, gjatë muajit mars.

Momentalisht, në shtetin e Kosovës, janë 1637 raste aktive, që janë duke u ballafaquar me këtë virus.

14.716 persona, kanë arritur që ta mposhtin këtë virus, ndërsa 656 persona, nuk kanë arritur që të mbijetojnë nga komplikimet e shkaktuara nga ky virus.

NË gjithë botën, 40 milion e 300 mijë persona janë infektuar me Covid 19, 27.6 milion prej tyre, kanë arritur të shërohen, ndërsa 1.12 milion, është numri i të vdekurve./Insajderi.com.