Bulliqi: VV do të fitojë bindshëm

Bulliqi: VV do të fitojë bindshëm

Kandidati i Lëvizjes Vetëvendosje për kryetar të Podujevës, Shepjtim Bulliqi, ka folur për zgjedhjet komunale që do të mbahen në këtë komunë më 29 nëntor, njofton Insajderi.

Bulliqi në Info Magazine deklaroi se zgjedhjet janë shtyrë teje mase dhe do duhej të mbaheshin tani kur ka më pak raste infektimesh me COVID-19.

“Data 29 nëntor është një datë e cila është shtyrë tejmase për neve pasi kjo periudhë kohore ka qenë e qete sa i parkete pandemisë dhe rritjes së rasteve por ky është një vendin që duhet respektuar”.

Bulliqi tutje ka folur edhe për keqqeverisjen aktuale të Komunës së Podujevës, ku mes tjerash deklaroi se “qytetarët janë ngopur me keq menaxhim nga kryetarët e mëhershëm”.

“Jemi shumë të bindur që LVV do t’i fitoj këto zgjedhje pasi qytetarët e Podujevës janë ngopur me keq menaxhim dhe punë të keqe, uroj dhe shpresoj që verdikti i qytetarëve të shkojë në favor të LVV-së. Asnjë kandidat nuk e shohim të denjë kemi parë sa shumë keqpërdorime ka pasur, kanë manipuluar me qytetarë ku edhe oborret e shtëpisë ua kanë shtruar me një shtresë asfalt”.

“Për atë kohë sa e patëm nivelin qendror treguam se si duhet qeveriset vendi dhe pas datës 29 besoj se qytetarët e Podujevës do të frymojnë lirshëm” deklaroi Bulliqi.

“Kjo periudhë e shkurtër kohore deri tek zgjedhjet e rregullta lokale do të bëjmë sanimet në administratën lokale që gjatë gjithë kësaj periudhe kohore kanë qenë pa mbikëqyrje dhe mendoj se në radhë të parë duhet të krijojmë një rend në administratën komunale pastaj të kalojmë tjetër kah”.

Bulliqi mes tjerash deklaroi se do të ruajnë maksimalisht shëndetin e qytetarëve.

“Gjithandej janë mbajtur edhe zgjedhje nacionale se jo vetëm lokale por do të bëjmë maksimumin e mundshëm që të ruajmë shëndetin e qytetarëve dhe respektimin e masave të dhëna nga Instituti Kombëtarë i Shëndetësisë Publike”./Insajderi.com