Bahtiri tregon se është duke u kërcënuar – falënderon qytetarët për mbështetje

Bahtiri tregon se është duke u kërcënuar – falënderon qytetarët për mbështetje

Kryetari i Komunës së Mitrovicës nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje, Agim Bahtiri, në rrjetin e tij social, Facebook, ka postuar një shkrim ku ka treguar se ai është duke marrë kërcënime, por që nuk e ka ndërmend që të ndalet në punën e tij, njofton Insajderi.

“Pavarësisht kërcënimeve dhe çfarëdo pengese tjetër, nuk do të ndalem apo zmbrapsem me asnjë çmim në punën time si kryetar komune”, shkroi Bahtiri.

Bahtiri, ka treguar se këto kërcënime i ka dorëzuar në Polici dhe ata janë duke u marrë me rastin.

“Asnjë kërcënim nuk më ka frikësuar asnjëherë mua, familjen time dhe e as bashkëpunëtorët. Megjithatë, e kemi obligim që raste të tilla t’i raportojmë në organet e rendit dhe shteti të merret me to”, shtoi ai.

Ai, ka falënderuar qytetarët, që sipas tij, I kanë dërguar shumë mesazhe duke e përkrahur.

“Falënderoj gjithë qytetarët për mbështetjen që më kanë dhënë, pas kërcënimeve që kam marrë për disa ditë radhazi – mijëra mesazhe përkrahëse nga ta, për mua janë motivim shtesë në misionin tim për zhvillimin e qytetit të Mitrovicës.”, nënvizoi ai./Insajderi.com.