Mustafa: Ata që janë me SHBA-të sot janë me Hotin

Mustafa: Ata që janë me SHBA-të sot janë me Hotin

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa, ka komentuar thirrjen e tri interpelancave për kryeministrin e Kosovës, Avdullah Hotin.

Mustafa ka thënë se Hoti është thirrur për “Dy ( interpelanca) kundër marrëveshjes dhe bashkëpunimit me SHBA-të dhe një, pse është shprehur se duhet të zbatohet Aktgjykimi i Gjykatës Kushtetuese për respektimin e Ligjit të miratuar me 2/3 e deputetëve, i cili ka krijuar detyrime ndërkombëtare të Kosovës”.

Po ashtu ai e lidhi partneritetin me Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Bashkimin Evropian me mbështetjen e sotme ndaj kryeministrit.

“Ata që e vlerësojnë miqësinë dhe partneritetin me SHBA-të, sot janë me Kryeministrin. Ata që ndajnë bindjen se Kosova duhet tu përmbahet marrëveshjeve ndërkombëtare dhe Ligjit, si dhe partneritetit me BE-në, sot mbështesin sjelljen parimore dhe të përgjegjshme të Kryeministrit dhe Qeverisë Hoti”, ka shkruar Mustafa në Facebook. /Insajderi.com

Të nderuar miq,Sot, tri interpelanca njëpasnjë në Kuvendin e Kosovës. Tri mësymje kundër Kryeministrit Hoti. Dy,…

Gepostet von Isa Mustafa am Mittwoch, 21. Oktober 2020