Berisha: Të krijohet një gjykatë për rigjykimin e serbëve në bazë të arkivave jugosllave

Berisha: Të krijohet një gjykatë për rigjykimin e serbëve në bazë të arkivave jugosllave

Ish-komandanti në Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës, Hisen Berisha, thotë se pajtohet që të krijohet një gjykatë e re që do të dënonte krimet e serbëve në Kosovë, bazuar në arkivat jugosllave që do të dilnin, njofton Insajderi.

Ai po thotë se kjo duhet të ndodhë tash kur, sipas tij, po del që krimet e bëra gjatë luftës ishin nga sistemi institucional i atëhershëm.

“Nëse Vuçiq kërkon arkivat e UÇK-së, të një guerile duke kërkuar arkivat se sa ka serbë të humbur. Ne si institucione kemi bërë një lëshim kur s’kemi kërkuar që në Hagë të shkojnë si argumente vetë arkivat jugosllave. Pretendimet e disa gjeneralëve serbë se gjoja paramilitarët dhe njësitë tjera kriminale siç ishin të Sheshelit, Arkanit apo njerëz të tjerë, kanë qenë jashtë sistemit komandues, nuk qëndrojnë. Tash po shihet që gjithçka ka qenë e harmonizuar”, thotë Berisha në ‘Sytë 7’ të Klan Kosovës.

“Ndoshta kjo do të na ndihmonte, nëse kemi fuqi politike dhe diplomatike, që me shty një bërje të një gjykate të re qoftë me iniciativën e Kosovës, që më duket se është dhënë nga kryetari i PDK-së, apo institucionet e Kosovës dhe të rigjykohen krimet serbe bazuar në vetë dokumentet arkivore të ushtrisë jugosllave të publikuara këto ditë, që do të ketë edhe të tjera që s’duhet të na befasojnë”, shton ai. /Insajderi.com