Hoti për Kushtetutën: Është prekur një herë në vitin 2013, nuk preket më

Avdullah Hoti ka siguruar deputetët se Kushtetuta nuk ndryshohet për t’u implementuar Asociacioni. Sipas tij, edhe marrëveshja potenciale me Serbinë, do të jetë marrëveshje që nuk prek karakterin e as sovranitetin e shteti të Kosovës.

Hoti për Kushtetutën: Është prekur një herë në vitin 2013, nuk preket më

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Avdullah Hoti, ka ritheksuar se marrëveshja me Serbinë nuk do prek karakterin unitar të shtetit të Kosovës, dhe se nuk do të ketë Asociacion me kompetenca ekzekutive.

Kjo deklaratë e tij vjen pas kërkesës së fundit të Përfaqësuesit Special të BE-së për dialogun, i cili tha se duhet të bëhen ndryshime kushtetuese me qëllim të funksionalizimit të Asociacionit të Komunave me Shumicë Serbe.

Sipas tij çështja e Asociacionit të Komunave me Shumicë Serbe nuk mund të hapet.

“Kushtetuta është prekur në vitin 2013 kur është ratifikuar kjo marrëveshje që është ratifikuar me 2/3 në Kuvendin e Kosovës, atë që kam deklaruar vazhdimisht po e them edhe sot që kjo çështje më nuk hapet, por është krijuar një obligim i shtetit të Kosovës karshi këtij asociacioni. Marrëveshja përfundimtare nëse arrihet mbi këto parime që i prezantova edhe njëherë duhet të ratifikohet në Kuvendin e Kosovës. Nuk preket karakteri unitar i shtetit të Kosovës, dhe nuk ka kompetenca ekzekutive për Asociacionin dhe ju e dini se janë bërë publike edhe zotimet e BE-së para sa viteve kur është diskutuar marrëveshja e parimeve e vitit 2015”, ka deklaruar Hoti në Kuvendin e Kosovës./Insajderi.com