Delegacioni i lartë nga Departamenti i Energjisë të Sthteteve të Bashkuara të Amerikës ka vizituar Korporatën Energjetike të Kosovës (KEK), njofton Insajderi.
Kështu është bërë e ditur nga KEK, të cilët me anë të një njoftimi për media bënë të ditur se delegacioni 15 anëtarësh i udhëhequr nga Mattheë Zais, Zëvendës Ndihmës i Sekretarit Kryesor të Departamentit të Energjisë, është pritur dhe shoqëruar nga Luigj Imeri, u.d. Kryeshefit Ekzekutiv se bashku me menaxhmentin e kësaj korporate.
“Imeri informoi delegacionin rreth proceseve nëpër të cilat po kalon KEK-u, aktiviteteve, investimeve dhe rezultateve të arritura operuese dhe mjedisore përkundër sfidave të moshës së termocentraleve”, thuhet në njoftim.
Gjatë vizitës në Termocentralet “Kosovën A” dhe “Kosova B” delegacioni u njoftua me punët dhe aktivitetet të cilat janë duke u bërë, rezultatet të cilat janë arritur në ngritjen e besueshmërisë dhe stabilitetin e prodhimit të energjisë si dhe përmirësimet mjedisore të bëra duke pasur si objektiva kryesore sigurinë energjetike të vendit dhe mbrojtjen e mjedisit. /Insajderi.com