Policia “lëshon dorën” mbi 100 gjoba për ata që nuk respektuan rregullat anti-COVID

Policia “lëshon dorën” mbi 100 gjoba për ata që nuk respektuan rregullat anti-COVID

Policia e Kosovës ka shpërndarë 1123 gjoba për personat që nuk kanë respektuar masat anti-COVID.

Ndërsa gjatë ditës së fundit ka më pak gjoba të shqiptuara për shkelje trafiku, 1033 të dënuar.

Në raportin ditor të Policisë tregohen edhe statistika tjera.

18 aksidente me të lënduar e 39 me dëme materiale, njofton Insajderi.

Fatmirësisht nuk ka asnjë aksident me fatalitet për të martën e 20 tetorit.

Ndërsa 11 persona janë arrestuar e 5 janë dërguar në mbajtje. /Insajderi.com