Hamza pyet Hotin: Çka ndodhi që ndryshove rreth Mini-Shengenit?

Bedri Hamza ka folur për Mini-Shengenin në Kuvend. Ka thënë se krejt kollaj edhe mund t’ia huq në analizën për këtë projekt meqë “është me shumë të panjohura”.

Hamza pyet Hotin: Çka ndodhi që ndryshove rreth Mini-Shengenit?

Mini-Shengeni (projekti i bashkëpunimit në mes të shteteve të Ballkanit Perëndimor) është një projekt me shumë të panjohura, ka thënë Shefi i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike të Kosovës, Bedri Hamza, njofton Insajderi.

Komentet rreth dyshimeve për këtë sturkturë rajonale bashkëpunimi, Hamza i ka bërë derisa ka folur në Kuvendin e Kosovës, në një seancë ku po diskutohet qëndrimi i Qeverisë për këtë iniciativë.

“Është një projekt me shumë të panjohura, unë kërko falje në se nuk ia qëllojë krejt sepse nuk kemi diçka të shkruar. Ndoshta kryeministri e dinë, e ai pjesën më të madhe nuk është këtu. Është mirë me na njoftuar për përmbajtjen e kësaj marrëveshje në mënyrë që mos të na lejojë neve të hamendësojmë dhe të themi diçka që nuk qëndron”, deklaroi ai.

Në interpelancën ku Hoti po raporton në Kuvend për mini-shengenin, Hamza akuzoi atë edhe për ndryshim të qëndrimeve për këtë nismë.

““Njeriu që sot është kryeministër, dhe ka nënshkruar marrjen përsipër të kësaj nisme disa muaj më parë e ka kundërshtuar, jo për qëllime të arsyetimit të pasojave dhe dëmeve që do t’i sillte një nismë e tillë në kontekstin ekonomik, por edhe reagimin e kishte bërë për qëllime politike. Zotëri kryeministër çka ndryshoi që ju nga sulmuesi i madh i këtij projekti keni ndryshuar mendje dhe jeni bërë promovuesi i tij”.

Në fjalën e tij në Kuvend, kryeministri Avdullah Hoti, pohoi se në Shtëpinë e Bardhë janë pajtuar të bëhen pjesëmarrës të nismës rajonale, e njohur si mini-shengen, meqë “kështu kanë sugjeruar Shtetet e Bashkuara të Amerikës”./Insajderi.com