Pas grabitjes së 2 milionë eurove nga thesari i shtetit, ka reaguar edhe Partia Demokratike e Kosovës përmes një komunikate për media, njofton Insajderi.
Fillimisht në komunikatën e PDK-së thuhet se lajmi për një vjedhje të tillë është marrë me shqetësim, dhe kjo situatë bëhet edhe më e rënde kur para këtij akti janë bërë shkarkime në tri institucione që mbikëqyrin pikërisht sektorin financiar.
Tutje në deklaratën e PDK-së kërkohet përgjegjësi nga institucionet si dhe përgjegjësi politike nga ministrja Bajrami dhe kryeministri Hoti.
Lidhur me përgjegjësitë politike, PDK-ja kërkon që fillimisht të dorëhiqet ministrja Bajrami në mënyrë që të krijohen hapësira të pavarura.
Në fund të kësaj komunikate, PDK i ka hedhur poshtë edhe supozimet se zyrtari i dyshuar për këtë vjedhje nuk është pjesë e PDK-së./Insajderi.com