Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Sejdi Hoxha, ka thëne se zyrtari i arrestuar për vjedhjen ne Thesarin shtetëror nuk është nga radhët e partisë që ai e përfaqëson dhe ka kërkuar dorëheqjen e ministres se Financave, Hykmete Bajrami, duke thëne se ajo ka dështuar në menaxhim.
“Nuk ka qene i emëruar nga PDK-ja por nga kryetari i komunës, sepse është kompetence e tij. Lladrovci në një reagim e ka pranuar se personi në fjalë nuk ka qenë pjesë e strukturave të PDK-së, por e ka marrë dhe e ka emëruar drejtor të financave në bazë të përvojës së tij që ka pasur në Ministrinë e Financave. Ne kemi hulumtuar sot të gjitha data bazat edhe në nivel te degës se PDK-se ne Drenas, por edhe në nivel qendror të PDK-se dhe në asnjë nga data bazat nuk figuron që personi në fjale ka qenë pjesë e strukturave të Partisë Demokratike të Kosovës. As i zgjedhur e as i tentuar për t’u zgjedhur”, tha Hoxha në Interaktiv, transmeton Insajderi
Hoxha ka kërkuar dorëheqjen e Bajramit.
“Ministrja e Financave Hykmete Bajrami për shkak te mos ushtrimit te veprimit te funksionit te saj si ministre, për shkak te menaxhimit duhet te japë dorëheqje”, ka thënë ai./Insajderi.com.