29 vjeçari kryen vetëvrasje në burg

29 vjeçari kryen vetëvrasje në burg

Një person bërë vetëvrasje në Shërbimin Korrektues të Kosovës.

Personi i ndjerë iniciale V.H ishte i lindur në vitin 1991, njofton Insajderi.

“Shërbimi Korrektues i Kosovës, njofton opinionin publik se mbrëmë rreth orës 22:41 në Qendrën Korrektuese Dubravë, i burgosuri me inicialet V. H i lindur më 1991, është gjetur i vdekur si pasoj e vetëvrasje. Me të kuptuar për rastin, i menjëhershëm ka qenë intervenimi i stafit korrektues dhe atij mjekësor të qendrës, por përkundër përpjekjeve për reanimim nuk kanë arritur të kthejnë në jetë dhe si pasojë i njëjti ka ndërruar jetë”, thuhet në njoftim e Shërbimit Korrektues.

Në raportin mjekësor të Stacionarit, theksohet se i burgosuri ka pasur probleme shëndetësore të aspektit mendor dhe ka marrë trajtim nga mjeku në burg, psikologu, psikiatri dhe specialist të tjerë.

29 vjeçari ishte dënuar me burg për shkak të veprës penale “Lëndim i rënd trupor dhe Vjedhje e rend”. /Insajderi.com