Ish-zëvendëskryeministri, Haki Abazi, ka reaguar në lidhje me vjedhjen e 2.1 milionë eurove nga thesari i shtetit.
Ai e ka konsideruar këtë si “qerim hesapesh e bandave politike të korruptuara e të kriminalizuara për rikonfigurim të pozitave”.
Ndër tjerash zyrtari i lartë i Lëvizjes Vetëvendosje, tha se “Kjo qeveri kusilinge e ilegale është mburojë që lindi nga nevoja për të mbrojtur ndërmarrjen kriminale politike të bossave të krimit e korrupsionit. Janë shpurthjet e fundit të kastës politike që po kundermon”.
Abazi po ashtu shtoi se, “Ky vend ka nevojë për çlirimin final nga zhvatësit që janë mbeshtjellur me petkun e akademikëve dhe komandantëve por në fakt janë një grumbull hajnash dhe të pacipë. Shteti është i votueseve jo i përfituesve perfid”.
Më 21 tetor është publikuar se janë “kryer disa transaksione të dyshimta” në Ministrinë e Financave. /Insajderi.com