Edhe ashtu askund nuk do pranoheshim në këtë kohë – Haradinaj-Stublla arsyeton mos-aplikimin 1 vjeçar në organizata ndërkombëtare

Meqë është pandemi dhe jemi brenda një konteksti të caktuar politik, Kosova nuk do të mund të pranohej në organizata ndërkombëtare. Prandaj edhe u dakordua në Uashington moratoriumi njëvjeçar për mos-aplikim në strukturat ndërkombëtare. Kështu e arsyeton ministrja e Punëve të Jashtme, Meliza Haradinaj-Stublla, pranimin e kësaj pike në Marrëveshjen e nënshkruar në SHBA.

Edhe ashtu askund nuk do pranoheshim në këtë kohë – Haradinaj-Stublla arsyeton mos-aplikimin 1 vjeçar në organizata ndërkombëtare

Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Meliza Haradinaj-Stublla, e ka arsyetuar moratoriumin një vjeçar për mosaplikim në organizata ndërkombëtare. Sipas saj, në rrethanat aktuale politike dhe me pandeminë, Kosova nuk do të kishte mundësi reale të anëtarësohet diku me sukses, njofton Insajderi.

Shefja e diplomacisë kosovare gjatë raportimit të sotëm në Komisionin për Integrim Evropiane, e pyetur nga deputetja e PDK-së, Blerta Deliu-Kodra foli edhe për njohjen nga Izraeli.

Ajo paralajmëroi një vizitë muajin e ardhshëm në këtë shtet, ku tha se pritet të nënshkruhet një dokument dypalësh bashkë me homologun e saj Izraelit për vendosjen e marrëdhënieve diplomatike.

“Prej marrëveshjes së Uashingtonit ka pasur ka zhvillime çdo ditë në trekëndëshin Kosovë-ShBA-Izrael. Më shumë nuk mund të jap informata, por së shpejti pritet të kem një vizitë në Izrael. Ne po presim të nënshkruajmë një dokument dy palësh me homologun izraelit”, tha ajo./Insajderi.com